Alarmohet Londra, njerëzit po sulmohet me thikë në rrugë

Alarmohet Londra, njerëzit po sulmohet me thikë në rrugë

Një njeri ende është në arratisje dhe po kërkohet nga policia, pasi që sulmoi katër persona në mënyrë krejtësisht të rastësishme në Londër.

Policia ka paralajmëruar publikun e gjerë që të jenë të vëmendshëm pas një serie të therjeve me thikë që ndodhën mëngjesin e kësaj të diele.

Sulmuesi është përshkruar si një mashkull i gjatë, me ngjyrë, që ka të veshur rroba më ngjyrë të zezë, i cili i ka sulmuar të gjitha viktimat nga prapa, mirëpo policia nuk e ka lidhur këtë sulm me terrorizëm.

Personi i parë që ishte sulmuar, një grua 45-vjeçare, është në gjendje kritike, pasi ishte therur me thikë në “Abeerden Road” të Londrës.

Vetëm pak orë më vonë, një burrë ishte therur në “Park Avenue”, dhe ishte dërguar menjëherë në spital. Tani ai është jashtë rrezikut për jetë.

Policia i ka cilësuar të gjitha sulmet si të lidhura me njëra-tjetrën, por viktimat ishin të zgjedhura vetëm për shkak së ishin duke ecur vetëm në rrugë.

Detektivët kanë kërkuar që të gjithë ata që kanë informata për këto sulme, sa më shpejt të lajmërojnë policinë.