fbpx

Alban Ramosaj po zhvendoset në vendin e ëndrrave

Alban Ramosaj po zhvendoset në vendin e ëndrrave

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘NIN’ ku ka zbuluar shumë të pathëna për jetën e tij personale, karrieren dhe planet që ka për tu larguar nga Kosova e Shqipëria.

Albani ka rrëfyer se ka në plan që shumë shpejt të largohet në Amerikë ku dhe dëshiron të krijojë karrierën e tij.

“Do shkosh në SHBA, në një udhëtim ku nuk e ki biletën e kthimit”, i ka thënë moderatori.

“Tani për tani nuk kam biletën e kthimit, tani nuk dua ta kontrollojë rrjedhën e jetës  se veç stresohesh dhe nuk e di se çfarë do të bëj por për momentin  po mundohem për të mirën, që të zhvillohem dhe të jem i lumtur. Se di pse kam zgjedhur Amerikën, por njerëzit më kanë bërë kurioz për “Ëndrrën Amerikane”. Kam për tu zhvilluar atje dhe do jem më i pavarur. Ideja është që unë thjesht do shkoj, s’kam asnjë plan por shpresoj që ra krijoj një plan”, ka përfunduar ai.