Albana Osmani gjen sozinë e saj, ngjason me aktoren e njohur

Albana Osmani gjen sozinë e saj, ngjason me aktoren e njohur

Pak më parë moderatorja e njohur Albana Osmani ka publikuar në Instagram-in e saj një foto të viteve më parë.

Në foto ajo shfaqet e veshur me një fustan të thjeshtë, teksa ka qenë në një udhëtim në Venecia.

Në foton e vitit 2014 Albana shfaqet me flokët ngjyrë ‘ginger’ që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Fansat kanë komplimentuar moderatoren për dukjen e saj dhe komenti që ka rënë më shumë në sy është ai i Eni Shehut.

Moderatori e ka krahasuar Albanën me aktoren e njohur, Lindsay Lohan.

“Mu duke si Lindsay Lohan”, shkruan Eni.

Krahasimi i tij është mbështetur edhe nga moderatorja, e cila nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Edhe mua ashtu mu duk vetja, nuk më ke parë në Mykonos kur kërceja fiks si ajo”, shkruan Arbana.