Albena Reshitaj s’tregon sa vota mori, por thotë se “me përgjegjësi do të ju përfaqësoj në Kuvend”

Albena Reshitaj s’tregon sa vota mori, por thotë se “me përgjegjësi do të ju përfaqësoj në Kuvend”

Albena Reshtiaj, ka qenë kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së.

Ajo nuk ka treguar sa vota ka marrë saktësisht, por thotë se “do të jetë nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe për mua të ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Nga të dhënat që kam marr nga degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, del se mbështetja juaj në këto zgjedhje për mua ka qenë shumë e madhe”, ka thënë Reshitaj, shkruan Insajderi.

“Prandaj, dua të ju falënderoj një nga një për mbështetjen që më keni dhënë në çdo cep të Kosovës, posaçërisht në vendin tim në Suharekë, ku mijëra votues besuan në mua”.

insajderi.com