Albert Stanaj do të performojë përkrah Lionel Richie

Albert Stanaj do të performojë përkrah Lionel Richie

Këngëtari i ri shqiptar i cili po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e medieve, Albert Stanaj, do të performojë në koncertin e superyllit ndërkombëtar, Lionel Richie.

Richie është i njohur për rekordet e tij, duke mbajtur rekorde të vendit të parë për nëntë vite me radhë, pa ndërprerë.

Prandaj edhe Stanaj është shprehur shumë i kënaqur që do të performojë përkrah artistit të famshëm.

“Njëra ndër gjërat më të çmendura që më kanë ndodhur ndonjëherë në jetën time, është fakti se do të performoj me Lionel Richie. Detajet në snapin e ardhshëm”, ka thënë Stanaj në Instagram.

Stanaj këto kohë ka qenë i thirrur edhe në intervista, sikurse te Beats1, dhe është lëvduar për stilin e tij të këndimit dhe mënyrën se si i këndon dashurisë.

Kënga e tij e fundit, “The Way I Love Her”, ka hyrë në top 30-shin e këngëve më të dëgjuara dhe kërkuara gjatë kësaj jave. /Insjaderi.com