Albian Hajdari nënshkruan me Juventus

Albian Hajdari nënshkruan me Juventus

Lojtari i ri i talentuar Kosovar, Albian Hajdari, ka nënshkruar kontratë me ekipin e Juventus – por do të mbetet i huazuar në ekipin e tij, Basel.

Albian Hajdari është talenti i radhës që pritet të ketë të ardhme të ndritur në futbollin europian.

Ai deri më tani zyrtarisht ishte pjesë e Baselit, ndërsa sot ka nënshkruar me gjigantin Italian, Juventus.

Në njoftimin e Baselit, thuhet se Hajdari do të luajë edhe dy sezone tjera me Baselin, në formë huazimi, deri sa ai të përfitojë përvojën e duhur për të kaluar tek ekipi Italian.

Hajdari është 17-vjeçar dhe tek Baseli pritet t’i bashkohet ekipit të parë./Insajderi.com.