“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit?”

“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit?”

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i cili tash e disa ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Greqi, për duke i thënë “Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit?”.

Haradinaj po ashtu ka kritikuar udhëheqësit e Ministrisë së Infrastrukturës, ministrin Liburn Aliu dhe zëvendëskryeministrin Hysen Durmishi, për marrëveshjen për “tiketa ngjitëse”, sipas së cilës qytetarët nga 1 shtatori obligohen të paguajnë nga 4 euro e 90 cent shtesë kur bëjnë regjistrimin e veturës, njofton Insajderi.

Haradinaj i quajtur mjeshtër të mashtrimeve me tenderë minsitrin Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij, Hysen Durmishi.

Kjo pasi ky i fundit të enjten përmes një sqarimi publik tha se kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018, në kohën kur Haradinaj udhëhiqte me qeverinë, ndërsa Ministria e Infrastrukturës nga Pal Lekaj. Durmishi po ashtu deklaroi se është detyruar ta nënshkruaj këtë marrëveshje më 8 qershor 2021, pasi “në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet”.

E në reagimin e tij, i pari i AAK-së ka thënë se qasja e Qeverisë Kurti është e rrezikshme për shtetin e Kosovës.

“Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”./Insajderi.com