Albin Kurti: Agim Veliu i papërgjegjshëm, bëri veprim të dënueshëm

Albin Kurti: Agim Veliu i papërgjegjshëm, bëri veprim të dënueshëm

Kryeminstri Albin Kurti ka trgaur edhe një herë pse e ka shkarkuar Agim Veliun, tashmë ish-minsitër i Punëve të Bredshme.

“Pas mbledhjes së mbrëmshme, nuk kam ndjekur menjëherë deklarimet, pro ato i kam pa në mëngjes sot. Kryesor ishte ai i ish-minstrit Veliu i cili në mesnatë në një tv të Kosovës ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuarve po rritet nga ora në orë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

“Këta 19 të intekftuar nuk ishin për 19 orë. Të thuash pa kurfarë evidence, pa kurfarë raporti se numri i të intefketuarve po rritet është deklaratë e papëregjegjshme, e kur ke edhe përgjegjësi është e dënueshme”.

“Unë nuk kasha mundësi tjetës, pos ta lirojë atë sot nga detyra”.

Kurti ka treguar se si ka ardhur deri tek ky vendim.

“Në ditën e djeshmë, kishim një zhvillim të pazakont. Dhe kështu një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Te konkluza mbi gjendjen e sigurisë është ngjyra e verdhë, nuk është as ngjyrë portokoalli dhe as e kuqe. Situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme”.

“Pikërishst në Këshillin e Sigurisë u propozua që të kemi gjendje te jashtëzkaonshme nga Presidneti. Kjo është e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme, e padobishme”.

“Kishim një insistim të parapërgatitur, që me çdo kusht të shkohet me shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme”.

“Ne jemi në pritje të Kuvendit për kërkesën e Presidentit. Edhe sot jam i bindur se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”./Insajderi.com