Albin Kurti konfirmon takimin me Isa Mustafën

Albin Kurti konfirmon takimin me Isa Mustafën

Pas takimit me sindikatat ka folur para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. I pari i VV-së, në paraqitjen e parë pas kthimit nga Gjermania tha se sot do të takohet me Isa Mustafën.

Në një prononcim për media, Kurti u shpreh se me LDK-në janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

“Do të arrijmë marrëveshje, jam shumë i bindur që do të qeverisim me vendim, kemi me i tejkalu të gjitha pengesat e vogla”, deklaroi ai.

Kurti ka konfirmuar gjithashtu se sot do të takohet me Mustafën.

“Në jemi në komunikim të vazhdueshëm si dy parti që do ta formojnë Qeverinë e re. Po do të ketë takim sot”, tha ai.

Takimi Kurti – Mustafa pritet të ndodhë sot në Kuvend të Kosovës, në ora 17:00.