“Albin Kurti mund të jetë zhgënjimi më i madh për qytetarët e Kosovës”

“Albin Kurti mund të jetë zhgënjimi më i madh për qytetarët e Kosovës”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se ndërkombëtarët nuk ia ruajnë të drejtat e Kosovës dhe se atyre u duhet vetëm të merren vesh Kosova e Serbia, duke iu dukur gjithçka si legjitime.

“Ndërkombëtarët janë interesgjinj. Ata nuk e dinë sa është e drejta jote, e sa është e tjetrit”, ka thënë Haradinaj në T7.

“Nëse Kosova fillon të lëshojë pe, atëherë bashkësia ndërkombëtare e sheh këtë si legjitime”, ka shtuar ai.

Haradinaj thotë se me këmbënguljen e tij dhe me refuzimin për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve, ka treguar se Kosova i merr vendimet vetë.

“Servilizmi nuk të shpie askund. Krejt përpjekjet i kam bërë që me kthy Kosovën në shtet sovran, që i merr vendimet vetë. Krejt veprimet që i kam bërë, prej takimit të parë me Mogherinin. Diskutimet për ndarje të Kosovës i kam hequr. Pastaj ushtria, pastaj taksa, e kam kthyer sovranitetin dhe marrjen e vendimeve nga ana e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.