Albin Kurti në mbrotje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Albin Kurti në mbrotje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup kriminal përbrenda, nuk qëndron… pra njëfarë strukture paralele brenda UÇK, thua se kemi pas edhe UÇK edhe ndërmarrje të përbashkët kriminale aty. Prokuroria e ka gabim, UÇK-ja nuk ka pasur ndërmarrje kriminale dhe as strukturë paralele siç po thotë prokuroria”.

Kjo ishte deklarata e kreut të Lëivjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, gjatë një konference për media, të shtunën, njofton Insajderi.

Ai i doli në mbrotje Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasnqit e Rexhep Selimt – të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë për “krime lufte”.

Ish-kryeministri i Kosovës kërkoi që shteti të organizojë mbrotjen e të pandeureve, pasi sipas tij “UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit, por e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë”.

“Shteti i Kosovës duhet ta organizojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë që i kanë avokatët e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendimi nga shteti, UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë…Është qeveria e Kosovës ajo që duhet të angazhohet për sintezën e përfaqësimit të mbrojtjes. Mbrojtja dhe bashkërendimi duhet sinkronizohen. Për fat të keq Kosova nuk ka qeveri që mund ta bëj këtë. Për fat të keq, kjo qeveria e paligjshme qysh në fillim ka qenë e tillë me votat e listës serbe”, tha Kurti.