Albin Kurti niset për në Kuvend – këto janë fjalët e tij

Albin Kurti niset për në Kuvend – këto janë fjalët e tij

Albin Kurti i mandatari për kryeministër është nisur për në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se do të takohet me komunitet joserbe, në mënyrë që ta sigurojë votën e tyre, shkruan Insajderi.

”Kemi bërë përgatitjet për seancë”.

“Synimi ynë është që të zgjedhim Qeverinë e Re. Do të punojmë mbarë e mirë, me një ekip të mirë të kabinetit. Falënderoj qytetarët që na kanë mundësuar një ditë të tillë”.

“Tash do të zhvillojë takimet përfundimtare edhe me disa deputetë”.

“Është kapitull i ri për Republikën e Kosovës, por edhe në aktivitetin tim politik. Që 23 vite jam në opozitë, tani e kam shansin e përgjegjësinë për t’i shërbyer popullit si asnjëherë më parë”.

Kurti pret që sot të votohet qeveria dhe të mos bllokohet vendit.