Albin Kurti nuk mbanë takim sot me Thaçin e Mustafën

Albin Kurti nuk mbanë takim sot me Thaçin e Mustafën

Albin Kurti po vazhdon t’i shmanget përgjegjësisë për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Këtë veprim po e bën duke mos e takuar Presidentin Thaçi, i cili do ta dekretonte liderin e VV’së për ta marrë pushtetin.

Mungesën e takimeve me Thaçin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot nuk është planifikuar takim i z.Kurti  as me presidentin Thaçi as me z.Mustafa. Nuk është planifikuar takim”, deklaroi Arlind Manxhuka për ‘RADIO 1’.

Albin Kurti prej vitit 2009 synon ta marrë pushtetin. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 6 tetor ka dalë i pari. Ndërsa, të enjten e kaluar edhe është konstituuar Kuvendi, duke i hapur mundësi formimit të Qeverisë.

Të premten, Presidenti Hashim Thaçi i dërgoi dy ftesa Kurtit për takim. Por, lideri i VV’së refuzoi. Njëherë tha se s’ndodhet në Prishtinë, ndërsa, herën tjetër ironizoi duke thënë se për një ditë takim organizojnë vetëm gjimnazistet. Madje, tha se siç s’bën të vonohet formimi i Qeverisë ashtu edhe s’bën të bëhet gjërat me nguti.