Albin Kurti për Haradinajn e Limajn: Ata nuk po kuptojnë

Albin Kurti për Haradinajn e Limajn: Ata nuk po kuptojnë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka shfryëtzuar një postim në rrjetin social facebook që të kritikojë kryeministrin Haradinaj dhe zëvendësin e tij, Fatmir Limaj.

Në këtë status ai ka thënë se asnjëri nga kta dy nuk po kuptojnë, që nga udhëtimi i përbashkët me Thaçin në Bruksel më 18 korrrik.

Rolin e Haradinajt dhe Limajt, Kurti e ka vlerësuar si “episodik por impresiv”, transmeton Insajderi.

“Haradinaj do që Limaj të udhëheqë ekipin negociator. Haradinaj e Limaj nuk po kuptojnë. Ata i mori Thaçi pas vetes në Bruksel me 18 korrik. Kaq ishte roli i tyre. Episodik por impresiv”, ka shkuar Kurti në facebook.

Pikërisht lideri i Vetvendosjes dje gjatë një konference pr media, ka thirrur në protestë qytetarët e Kosovës me datën 29 shtator.

Kjo për të kundërshtuar diskutimet e fundit nga Thaçi për korrigjimin e kufijve. /Insajderi.com