Albin Kurti pozitiv me COVID-19

Albin Kurti pozitiv me COVID-19

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kurti ka shkruar në Facebook se kishte disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve.

Pas testimit ish-kryeministri Kosovës ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në dy javët e ardhshme ai do të qëndrojë në vetizolim. /Insajderi.com