Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se Albin Kurti qëndrimin për Gjykatën Speciale e ka që para pesë viteve.
“Albin Kurtit nuk i janë dashur dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij të para pesë vjetëve dhe përgjatë pesë vjetëve për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.
Ai tha se iu deshtë të tjerëve dy javë që ta kuptojnë atë që e ka thënë kryetari Vetëvendosjes.
“Dy javë u janë dashur të tjerëve, e sidomos këto dy javë, që ta kuptojnë e të pajtohen me atë që z. Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë thënë që para pesë vjetëve e përgjatë pesë vjetëve”, përfundoi ai. /Insajderi.com