Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Ish-kryeminsitri i Kosovës i cli është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Kurti, tha se është e papranueshme që të shtyhen zgjedhjet në dy komuna të Kosovës e të lejohen mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
“Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërkohë që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj për shkak të Covid-19 është i papranueshëm”. Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërkohë që Presidenti dhe Qeveria e tij e paligjshme kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit”, ka shkruar Kurti.
Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, një praktikë e zakonshme që nga paslufta në Kosovë poqë ka marrë kundërshtime të shumta. /Insajderi/