Albin Kurti shërohet nga COVID-19

Albin Kurti shërohet nga COVID-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shëruar nga COVID-19.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e kanë konfirmuar nga Zyra për Media e Vetëvendosjes.

Kurti kishte rezultuar pozitiv me këtë virus më 28 tetor, ndërsa për infektimin e tij kishte njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Madje, siç raportohet, ai është parë sot gjatë ditës në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, duke u takuar me anëtarët e kësaj partie. /Insajderi.com