Albin Kurti shkarkon njeriun e Hashim Thaçit

Albin Kurti shkarkon njeriun e Hashim Thaçit

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi.

Njazi Thaçi erdhi në krye të KEK-ut në vitin 2018.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Dje gjatë ditës, qeveria në detyrë emëroi një bord të ri në KEK me katër anëtar.

Lexo edhe:

Qeveria në detyrë shkarkon Bordin e KEK-ut, emërohet Bordi i ri

Reagon Bordi i shkarkuar i KEK’ut