Albin Kurti takohet me Edi Ramën

Albin Kurti takohet me Edi Ramën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po e zhvillon një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, raporton Albanian Post.

Midis Albin Kurtit e Edi Ramës shpesh herë ka ekzistuar një raport rivalizues.

Së fundi, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri zyrtarisht ka kandiduar për deputet, Boiken Abazit, për zgjedhjet parlamentare që mbahen në shtetin shqiptar më 25 prill.

Edi Rama e kishte uruar Kurtin më 15 shkurt, menjëherë pas fitores në votimet e 14 shkurtit. /Insajderi.com