Albin Kurti, tha që sonte nuk ka kohë për Edi Ramën

Albin Kurti, tha që sonte nuk ka kohë për Edi Ramën

Për herë të parë, një parti politike e Kosovës vjen në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.

Kjo po ndodh aktualisht në kryeqytet me Vetëvendosjen, ku pak minuta më parë ka mbërritur vetë Albin Kurti.

I pyetur nga Top Channel nëse do të ketë një takim mes tij dhe Edi Ramës, Kurti tha se ka ardhur të festojë për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Unë nuk do të kem takime të tjera, thjesht do të festoj”, tha ai duke shtuar se do të kthehet sonte në Kosovë, në pamundësi për të pasur një takim me kryeministrin shqiptar.

Sidoqoftë Kurti deklaroi se një takim mes tyre do të ketë dhe se kjo është çështje ditësh.

“Kryesor është liberalizimi i tregut dhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri”, u shpreh ai.