Albin Kurti u kërkon ndihmë ndërkombëtareve

Albin Kurti u kërkon ndihmë ndërkombëtareve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje vendeve mikë të Kosovës që ta ndihmojnë vendin në “këtë kohë shumë të vështirë të ballafaqimit me Coronavirus”, siç është shprehur ai, njofton Insjaderi.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kurti “ka apeluar ndaj vendeve mike që ta ndihmojnë Kosovën në këto momente të vështira, ku situata me Covid-19 është pothuajse jashtë kontrollit”.

Këtë kërkesë ai e ka parashtruar si kryetari i opozitës dhe si lideri me i votuar në vend, siç është shprehur vetë Kurti.

Sipas Kurtit furnizimet dhe kapacitetet e Kosovës janë duke mbaruar, dhe për këtë arsye lutet që vendet mike ta intervenojnë siç i kanë dal çdo herë në ndihmë Kosovës./Insajderi.com