“Albini me pasë ngu Dullën, sot ishte kryeministër”.
Këto kanë qenë fjalët e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Hoti këto komente i bëri gjatë emisionit Oksigjen ku ishte i ftuar.
Ai i është rikthyer të kaluarës, për përvojën afatshkurtër që e kishte si zëvendëskryeministër gjatë Qeverisë Kurti.
Kreu i ekzekutivit, tha se “Kurti nuk e dëgjonte atë” gjatë kohës sa punonin bashkë. /Insajderi.com