Albion Ademi transferohet te Djugarden në Suedi

Albion Ademi transferohet te Djugarden në Suedi

Albion Ademi do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me skuadrën e Djugarden, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e katërt në elitën e futbollit suedez, njofton Insajderi.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, i cili shkëlqeu me skuadrën e Mariehamn në Finlandë, duke shënuar edhe 14 gola.

Në gjurmët e futbollistit ishin vënë skuadra si Basel, Trabzonspor dhe AZ Alkmaar, por lojtari ka vendosur të vazhdojë karrierën në Suedi me skuadrën e Djugarden.

Ka qenë vetë Ademi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar largimin nga Finlanda dhe ka zbuluar skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albion Ademi (@albionademi11)