fbpx

Albright dekorohet me Urdhrin e Lirisë

Albright dekorohet me Urdhrin e Lirisë

Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright është dekoruar sot nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me Urdhrin e Lirisë, për kontributin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë marrjes së kësaj dekorate, Albright ka thënë se është krenare me shtetin e Kosovës dhe ndjehet e nderuar me këtë çmim, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo dekorat ish-sekretares i është dhënë në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, me  ç’rastpër kontributin e saj në kryeqytet do të zbulohet një bust për të. /Insajderi.com