Albulena Haxhiu për ministrat e PDK-së: I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit

Albulena Haxhiu për ministrat e PDK-së: I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxhës, të cilët  vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Insajderi.

Haxhiu, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Tahirit ku ka thënë se “nuk kemi buxhet për zgjedhje” ndërsa  për deklaratën e Dhurata Hoxhës që ka thënë se “nëse hyjmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zvarritet procesi i liberalizimi i vizave”.

Haxhiu, u ka thënë dy ministrave se po frikësohen nga humbja.

“I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe duket që po e përjetojnë shumë rëndë. Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë. #zgjedhje sa më parë”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu./ Insajderi.com