Ka përfunduar takimi në mes të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky takimi ka përfunduar me të gjitha pajtimet ndërmjet pikave.
Në një prononcim për media Albulena Haxhiu, nga VV deklaroj se ky takim ka qenë shumë konstruktiv, si dhe kanë arritur pajtueshmëri për të gjitha pikat.
“Pas një takimi qe kishim me përfaqësuesit e LDK, mund të them me bindje te plote që gjitha çështje që deri me sot nuk kemi pas pajtim, sot janë finalizuar. Ky takim ka qenë shumë konstruktiv, si dhe këtu është përmbyllur edhe puna e grupeve punuese, dhe takimet ndërmjet VV-LDK-së shumë shpejt presim një marrëveshje”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, ajo ka shtuar se takimi ndërmjet liderëve do të bëhet shumë shpejtë , pas dy ditëve./Insajderi.com