Albumi i ri i Ariana Grande do të dalë muajin e ardhshëm

Albumi i ri i Ariana Grande do të dalë muajin e ardhshëm

Ariana Grande thotë se albumi i saj i ri është në rrugë e sipër dhe nuk do të duhet të presim shumë për ta dëgjuar.

Në një tëeet të postuar dje (14 tetor) ajo tregon se albumi do të dal para fundit të tetorit, duke shkruar: “Mezi pres të lansoj albumin tim këtë muaj”.

Javën e kaluar, Grande la të kuptohet se muzika e re është në rrugë e sipër në një postim tjetër, duke sugjeruar që do ta dëgjoni nëse regjistroheni për të votuar (së bashku me një thirrje të ngjashme për veprim nga Lorde).

Në shtator, ndërkohë, ajo ndau një pjesë prej pesë sekondash të vokaleve të reja.

Albumi i ardhshëm, ende i pa titulluar i Ariana Grande, do të jetë i gjashti, pas lansimit të “Thank u, next”  në shkurt 2019.

Që atëherë, ajo ka bashkëpunuar me Lady Gaga në këngën nga Chromatica “Rain On Me” (interpretuar drejtpërdrejt nga dyshja në VMA të vitit 2020), si dhe ka kontribuar në kolonën zanore të Charlie’s Angels./Insajderi.com