Aleksandër Lumezi ngushëllon familjen e kryeprokurorit Ali Selimaj

Aleksandër Lumezi ngushëllon familjen e kryeprokurorit Ali Selimaj

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka ngushëlluar familjen Selimaj, me rastin e vdekjes të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

Lumezi në telegram thotë se familja e humbi një baba të urtë dhe të ndershëm, ndcrsa sistemi i drejtësisë sot e humbi një profesionist të madh.

Telegrami i plotë:

E nderuara familje Selimaj,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj. Andaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

Ju e humbët një baba të urtë dhe të ndershëm, ndcrsa sistemi i drejtësisë sot e humbi një profesionist të madh.

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit Kryeprokurori Selimaj i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.