Aleksander Vuçiq: Pres befasi nga takimi i Uashington-it

Aleksander Vuçiq: Pres befasi nga takimi i Uashington-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se pret befasia nga negociatat për dialogun që do të zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me 4 shtator, njofton Insajderi.

Më pas Vuçiq, ka thënë se “Thelbi është që Avdullah Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje dhe kjo mund t’i komplikojë gjërat”.

“Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që do të nënshkruaj çkado që ofrohet në Uashington”, është shprehur mes tjerash Vuçiq.

“Këtë e dëgjova me kujdes. Unë pres një befasi, nuk hezitoj ta them këtë, dhe do t’i kërkoj falje administratës amerikane nëse kjo befasi nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq për TV Pink./Insajderi.com