fbpx

Alex Whiting emërohet shef i hetimeve në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën

Prokurori me shtetësi franceze dhe amerikane, Alex Whiting, është meruar shef i hetimeve në zyrën e Prokurorit të Posaçëm për krimet e luftës në Kosovë.

Alex Whiting emërohet shef i hetimeve në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën

Zoti Whiting, 54 vjeçar, është i familjarizuar me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërmjet viteve 2002-e 2007, ai kishte punuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe ishte prokuror kryesor në procesin kundër ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Isak Musliu e Haradin Balaj si dhe në gjykimet kundër Milan Martiqit, ish udhëheqës i kryengritësve serbë në Kroaci dhe Dragomir Milosheviqit, ish ushtarak i serbëve të Bosnjës, transmeton VOA.

Në një njoftim të zyrës së Prokurorit të Posaçëm thuhet se zoti Whiting, është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. afi ishte profesor në fakultetin juridik në Harvard dhe më herët ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të Drejtave Civile në Washington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka ndjekur rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zoti Whiting është diplomuar Yale.