Alexei Navalny del nga gjendja kome pas helmimit

Alexei Navalny del nga gjendja kome pas helmimit

Figura opozitare e Rusisë Alexi Navalny ka dalë nga gjendja kome dhe gjendja e tij është përmirësuar, thotë spitali në Berlin, që ka qenë duke u përkujdesur për të.

Doktorët thonë që ai është duke u përgjigjur ndaj stimulimeve verbale. Naval ishte dërguar në Gjermani pasi ishte sëmurur gjatë një udhëtimi në Siberi në muajin gusht, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Ekipi i tij ka thënë që ai ishte helmuar me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.

Doktorët gjerman thanë se ai ishte helmuar me Novichok.

“Ai është duke u përgjigjur ndaj stimulimeve verbal. Është ende heret për të treguar efektet afatgjata të helmimeve të tij”, thuhet në deklaratën e spitalit. Poashtu në këtë deklaratë thuhet se mjekët janë në kontakt me gruan e tij.

Në Gjermani është duke u rritur presioni që kancelarja Angela Markel të mbajë një qëndrim më të fortë lidhur me incidentin. Javën e kaluar ajo tha se Navalny është viktimë e një tentim vrasjeje dhe se bota duhet të kërkojë përgjigje për Rusinë.

Të hënën, Kremlin tha se ishte absurde të fajësohet Rusia për helmimin e Navalny-t.

“Tendencat për të ndërlidhur Rusinë me atë që ka ndodhur, janë të papranueshme për ne, janë absurde”, ka thënë zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov./Insajderi.com