Alexei Navalny është në gjendje më të mirë dhe është i aftë të lërë shtratin për periudha të shkurtëra kohore

Alexei Navalny është në gjendje më të mirë dhe është i aftë të lërë shtratin për periudha të shkurtëra kohore

Figura e opozitës ruse, Alexei Navalny i cili ishte helmuar ditë më parë, i janë hequr tubat e ventilimit dhe mund të ngritet nga shtrati, ka thënë spitali në Berlin që është duke e trajtuar.

Navalny kishte kollapsuar në një fluturim nga Siberia më 20 gusht dhe testet kanë treguar që është helmuar me agjentin nervor Novichok.

Ai është transferuar në Charite hospital të kryeqytetit gjerman, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Ekipi i tij thotë që ai ishte helmuar me urdhëra të presidentit Vladimir Putin, deklarata të cilat Kremlin i mohon.

Spitali The Charite ka përditësuar me informata përmes Twitter të hënën. Në këto deklarata thuhet se ai “është duke u përmirësuar dhe do të jetë i aftë të lërë shtratin për periudha të shkurtëra kohore”./Insajderi.com