Alexei Navalny nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Alexei Navalny nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur profesori në Universitetin Rutgers në Neë Jersey, Sergei Erofeyev.

Ai tha se Navalny ishte nominuar për çmimin nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete, por ai nuk i bëri të ditur emrat e tyre.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqe dorëzohen nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe sipas rregullave të Akademisë suedeze, e cila e jep atë, shpallet zyrtarisht vetëm emri i fituesit, ndërsa emrat e kandidatëve 50 vjet më vonë. /Insajderi.com