Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka theksuar se i janë mirënjohës punën dhe veprës së Halil Kastratit për jetë të jetëve.

Ai këto komente i ka bërë në ngjarjen që po mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në 10 vjetorin e punës së tyre, po dhurojnë 128 shtëpi për familjet në nevojë.

“Në atë botë dhe në këtë botë, të përjetshëm mbesin ata që bëjnë për të tjerët më shumë se për veten e tyre. Halili po bën për të tjerët, andaj do mbetet i përhershëm dhe përherë do te kujtohet”, ka shtuar Ahmeti.

Ndryshe, në ngjarjen e madhe që po zhvillohet në Prizren, ku po dhurohen 128 shtëpi për nder të 10 vjetorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, po marrin pjesë shumë figura politike dhe nga jeta shoqërore shqiptare.