Ali Ahmeti i fton krerët politik shqiptarë në tryezë të përbashkët

Ali Ahmeti i fton krerët  politik shqiptarë në tryezë të përbashkët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka ftuar për t’u ulur në një tryezë të përbashkët gjithë liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Në këtë tryezë të partive politike shqiptare janë ftuar Afrim Gashi nga Alternativa, Bilall Kasami nga Besa, Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët dhe Menduh Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare.

Ky takim i synuar nga ana e Ali Ahmetit, bartë më vete edhe simbolikën e përkujtimit të marrëveshjes së Ohrit ku të enjten më 13 gusht, bëhen 19 vite që kur u nënshkrua ajo marrëveshje.

Ndërkohë, zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, e kanë fuqizuar elementin shqiptar, duke u bërë kështu faktor që do të ndikojë në formimin e qeverisë së re./Insajderi.com