fbpx

Alicia Keys habiti audiencën duke luajtur në dy piano në të njëjtën kohë

Alicia Keys habiti audiencën duke luajtur në dy piano në të njëjtën kohë

Alicia Keys i rikujtoi të gjithëve se ajo është një prej muzikanteve më të talentuara mbrëmë duke luajtur dy piano në të njëjtën kohë, raporton Independent, përcjell Insajderi.

Para se të fillonte performancën e saj, ajo iu referua pianisti të ndjerë jazz Hazel Scott duke thënë:

“Kam qenë duke menduar shumë për njerëzit dhe muzikën që më ka inspiruar mua, dhe dua të veçoj Hazel Scot sepse gjithmonë kam dashur të luaj piano. I dini këto këngë që jetojnë brenda jush dhe brenda meje, dhe ju thjesht i doni aq shumë, sepse janë bërë aq mirë saqë thoni sikur ti kishim shkruar vetë? Ashtu ndjehem unë për këto këngë. Do të doja ti kisha shkruar unë.”

38 vjeçarja filloi me hitin e Roberta Flack “Killing me softly”, duke vazhduar me Juice World’s “Lucid Dream” duke vazhduar edhe me hite të tjera.

Performanca e saj e jashtëzakonshme u komentua shumë, duke u bërë menjëherë hit në Twitter./Insajderi.com