Alicia Keys thotë muzika e ka shpëtuar të mos përfundoj si prostitutë apo e varur nga drogat

Alicia Keys thotë muzika e ka shpëtuar të mos përfundoj si prostitutë apo e varur nga drogat

Këngëtarja që ka shitur më shumë se 30 milion albume, ka thënë se ajo mund të kishte gjetur veten duke punuar si prostitutë apo e varur nga drogat nëse nuk do të bëntë muzikë.

Alicia kishte jetuar në një lagje të Neë York që quhet Hell’s Kitchen.

“Bazuar në prejardhjen time, unë do të përfundoja si prostitutë apo një nënë adoleshente. Supozohej të  vrahesha apo të plagosesha duke qëlluar në vendin e gabuar”, ka thënë këngëtarja për Guardian.

Ajo e përshkruan Hell’s Kitchen si një vend ku kishte dyqane pornografie, me prostitute që rrinin nëpër kënde.

“Unë vishesha gjithmonë me rroba të gjëra dhe të errëta, flokët i mbaja të lidhur, mundohesha të mos bija në sy.”/Insajderi.com