Aliçkaj rrëfen se si vendosi t’ia dhurojë veshkën Nazlije Sherifit

Aliçkaj rrëfen se si vendosi t’ia dhurojë veshkën Nazlije Sherifit

I riu nga Deçani, Valmir Aliçkaj, i cili kishte vendosur të ia dhurojë veshkën 19-vjeçares tashmë të ndjerë, Nazlije Sherifit, ka rrëfyer për ditën kur ka marrë vendimin për t’ia dhuruar asaj veshkën, transmeton Insajderi.

Siç tregon ai në emisionin “Frontal” të T7, këtë nuk mund ta besonin as familja e vajzës nga Mitrovica.

“Nazlijën e kam njohur përmes facebook-ut. E kam parë në orën 01:00 që po kërkon ndihmë. Mu është dashtë një minutë kohë dhe kam vendos. Për këtë më kanë motivuar Zoti, UÇK dhe vajza ime. Te postimi në facebook kam shkruar dhe kam lënë numrin e telefonit. Pas 10 minutave më ka telefonuar një tezak i saj dhe më ka thënë nëse jam i gatshëm për atë që kam thënë. As familja e saj nuk besonin për këtë. Të nesërmen e kam takuar vëllain e saj Ilirin dhe kam shprehur gatishmërinë që pa asnjë llojë kompensimi të ja jap veshkën”, ka treguar ai.

Aliçkaj ka thënë se takimi i parë me Nazlijen ka qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Insajderi.com