Aliu ngushëllon familjarët për vdekjen e Fatime Haxhidema

Aliu ngushëllon familjarët për vdekjen e Fatime Haxhidema

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Fatime Haxhidema tekfamiljarët dhe miqtë e saj, njofton Insajderi.

Viktima nga qyteti i Ferizajt, e cila kishte marrë lëndime serioze nga shpërthimi në një nga restaurantet e këtij vendi në fillimin e vitit, sot është konfirmuar se ka ndërruar jetë.

“Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar”, ka shkruar Aliu në rrjetin e ti social Facebook.

“Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, ka shtuar ai.

Ajo kishte filluar trajtimin nga mjekë të specializuar në Turqi, ku edhe vdiç duke mos mundur të ju mbijetojë plagëve të rënda. /Insajderi.com