Aliu tregon sesi Molliqaj kërcënoi me dorëheqje nëse Kurti kandidon për kryetar

Aliu tregon sesi Molliqaj kërcënoi me dorëheqje nëse Kurti kandidon për kryetar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu ka thënë se deputeti tjetër Dardan Molliqaj në mbledhjen e së hënës së kryesisë së Vetëvendosjes ka kërcënuar me dorëheqje nëse ish-lideri Albin Kurti kandidon për kryetar të partisë.

“Çështja e kushtëzimit të Molliqajt lidhet me kandidimin e Albin Kurtit. Ai e ka thënë se  do të largohet nëse Albini kandidon për kryetar”, ka thënë Aliu në Interaktiv.

Sipas Aliut, Molliqaj nuk ka dhënë asnjë arsye të qartë se përse është kundër kandidimit të Kurtit por vetëm ka kërcënuar me dalje nga partia./Insajderi.com