Al Jazeera dhe Associated Press sulmohen me raketa nga Izraeli

Al Jazeera dhe Associated Press sulmohen me raketa nga Izraeli

Mediumi Al Jazeera dhe  Associated Press janë goditur me raketa nga Izraeli.

Këto mediume kanë publikuar pamje direkte nga sulmi, transmeton Insajderi.

Ndërsa gazetarja, Lina Alsaafin, kishte paralajmëruar se do të ndodhte sulmi  dhe punëtorët që ishin aty janë evakukuar.

“Izraeli ka dhënë një “paralajmërim” se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera dhe kanale të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza brenda një ore … kolegët tanë tashmë janë evakuuar”, ka shkruar ajo.

Al Jazeera, e quan Izraelin si “pushtuese” dhe ka qenë kritike e ashpër për sulmet mbi zonat e banuara. /Insajderi.com