DHUNË NË FAMILJE

Alkoolizohet, shkon në shtëpi dhe e terrorizon babanë e vet

Alkoolizohet, shkon në shtëpi dhe e terrorizon babanë e vet

Një person në Gjakovë është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi i njëjti ka maltretuar psiqikisht babanë e tij, njofton Insajderi.

Sipas raportit të policisë personi ka ushtruar dhunë psikike tek babai duke i shkaktuar frikë dhe stres.

Policia komunikon se agresori ishte i alkoolizuar në momentin kur e kishe sulmuar verbalisht babanë.

Pas paraqitjes së rastit, prokurori kishte vendosur që të arrestuarin ta dërgojë në mbajtje./Insajderi.com