fbpx

Alpinistët shqiptar, drejt majës më të lartë në botë

Alpinistët shqiptar, drejt majës më të lartë në botë

Konsiderohen si ndër dy alpinistët më të sukseshëm shqiptar duke arritur rekord pas rekordi. Arianit Nikqi dhe vajza e tij Mrika, janë drejt majës më të lartë në botë.

Ata tani  ndodhen në majën Lobuche 6119 m në Nepal të Himalajeve.

Ngjitja me kthetra përmes litarëve  në një lartësi të madhe mbidetare për disa orë rresht e me një mot të ndryshueshëm ka bërë që kjo maje të respektohet.

Alpinistët tanë duket se këtyre vështirësive po ju dalin ballë me një kënaqësi duke shkuar drejtë majës më të lartë.

Kujtojmë se disa muaj më parë  ata u bllokuan në majën Vinson në lartësi prej 4992 metra, që është maja më e lartë e Amerikës Jugore, e që ishin shqiptarët e parë që kishin pushtuar atë majë.