fbpx

Amazon arrin vlerën e një mijë miliardë dollarë

Amazon arrin vlerën e një mijë miliardë dollarë

Kompania e më të pasurit të tokës, Xhef Bezos, ka arritur vlerën e një mijë miliardë dollardëve në berzë. Me këtë Amazon i është bashkangjitur Microsoftit e cila momentalisht vlen 1.06 mijë miliardë dollarë.

Gjiganti për shitje on-line e ka kaluar këtë shifër, për herë të parë pothuajse pas një viti shkruan FOX NEWS, përkthen Alsat.

Aksionet e Amazon janë rritur për 3% pikërisht para ditës së Prime Day, e cila është ngjarja më e madhe e blerjeve çdo vit.

Vlera e kompanisë në berzë sa shkon e rritet, për tetë sesione të njëpasnjëshme pa ndërprerë që është periudha më e gjatë që nga Korriku i 2018-ës. Deri tani, këtë vit, aksionet e Amazonës janë rritur 30%.

Microsoft momentalisht është kompania më e vlefshme në botë, derisa Apple rënditet në vendin e tretë me vlerë 936 miliardë dollarë.