Ambasada amerikane ka një kërkesë për Qeverinë e re

Ambasada amerikane ka një kërkesë për Qeverinë e re

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë a kërkuar nga Qeveria e ardhshme e vendit që të miratojë dokumentet dhe të  zbatojë rekomandimet e shpalosura në strategjinë e rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, njofton Insajderi.

Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial kanë finalizuar strategjinë e rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, për çka edhe erdhi reagimi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në reagim thuhet se kjo është e rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Sot Ministria e Drejtësisë shpalosi strategjinë dhe planin e veprimit për Rishikimin Funksional, një moment historik i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në deklaratën nga ambasada.

“Përmes katër qeverive dhe katër ministrave, Ambasada ka qenë krenare që ka mbështetur këtë ndërmarrje masive. Sidoqoftë, ky nuk është fundi i këtij procesi”.

“Ne i kërkojmë qeverisë së re, sapo të formohet, të miratojë dokumentet përfundimtare dhe institucioneve përkatëse të Kosovës të pranojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha rekomandimet. Ky nuk është një proces politik, por proces i drejtuar nga institucionet e Kosovës. Reforma në drejtësi do të përfitojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, u tha në reagim. /Insajderi.com