Ambasada amerikane në Kosovë përkrahë masat anti-COVID

Ambasada amerikane në Kosovë përkrahë masat anti-COVID

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përkrahur masat e reja anti-COVID’19, të cilat u miratuan të hënën e 5 marsit në Qeverinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi të publikuar në Facebook, kjo ambasadë ka thënë se këto masa janë dëshmuar të efektshme në ndalimin e përhapjes së virusit Corona.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja anti-COVID të cilat do të hyjnë në fuqi nga e mërkura e datës 7 prill. /Insajderi.com