Ambasada britanike jep një shembull të mirë të ruajtjes së ambientit në Kosovë

Ambasada britanike jep një shembull të mirë të ruajtjes së ambientit në Kosovë

Ambasada Britanike në Kosovë ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë është duke zëvendësuar veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride.

Kjo në kuadër të përpjekjes më të gjerë për të zvogëluar emetimin e karbonit në ajër dhe të bëhen “shërbimi më i gjelbër diplomatik në botë”.

Një veprim të tillë, e ka nisur edhe përfaqësia diplomatike në Prishtinë.

“Ambasada Britanike në Prishtinë tashmë ka larguar nga përdorimi afër 80% të plastikave për një përdorim, dhe po punojmë me partnerët tanë zbatues për të zvogëluar plastikën për një përdorim në projektet e financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.