Ambasada britanike përveç urimit për Konjufcën, kritikon vonesën e krijimit të qeverisë

Ambasada britanike përveç urimit për Konjufcën, kritikon vonesën e krijimit të qeverisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, ambasada britanike ka uruar edhe Glauk Konjufcën për postin e tij në krye të Kuvendit.

Më tej thuhet se pas tre muajve nga mbajta e zgjedhjeve, formimi i qeverisë të re është vonuar shumë.

“Mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e ri Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj për emërimin e tyre. Pothuajse tre muaj nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftim.

Ambasada britanike ka shtuar se tash pas konstituimit të Kuvendit, duhet të formohet sa më shpejtë qeveria.

“Tani është konstituuar Kuvendi, votuesit e Kosovës meritojnë të marrin sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan më 6 tetor”, ka theksuar ambasada britanike.