Ambasada e Amerikës në Prishtinë këshillon qytetarët se kur dhe ku duhet mbajtur maska

Ambasada e Amerikës në Prishtinë këshillon qytetarët se kur dhe ku duhet mbajtur maska

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kësaj radhe ka ardhur me një këshillë për qytetarët se si dhe ku duhet ta mbajnë maskën në mënyrë që të luftohet pandemia COVID-19, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi në Twitter, kjo ambasadë thotë se maska duhet të mbahet në publik, sidomos kur nuk ka distancë më larg se dy metra midis njerëzve me të cilët nuk jetojnë bashkë.

“Mbani maskën kur jeni në publik, sidomos kur nuk mund të qëndroni më larg se 2 metra nga ata që nuk jetojnë në shtëpinë tuaj”, thuhet në njoftim.

Nëpërmjet një grafike, nga Ambasada e SHBA-së kanë treguar edhe vendet se ku duhet mbajtur maska.

“Gjatë blerjes, vizitat tek mjeku dhe në farmaci, gjatë qëndrimit në restorant (Kur nuk jeni duke ngrënë), në veturën e dikujt tjetër dhe në transportin publik, duhet mbajtur maska”.

“Në shtëpi me anëtarët e familjes dhe në veturë kur jeni me familjarë, nuk është e nevojshme që të mbahet”, bëhet e ditur tutje. /Insajderi.com/